Bota Ish-ambasadori në Tiranë Sequi, shef kabineti i ministrit Di Maio

Ish-ambasadori në Tiranë Sequi, shef kabineti i ministrit Di Maio

Një emërim flash. Luigi Di Maio sapo ka vendosur të vendoset në Farnesina si Ministër i ri i Jashtëm, ka zgjedhur kreun e kabinetit, një figurë vendimtare në strukturë.

Ettore Francesco Sequi, 63 vjeç, ambasadori aktual në Pekin, është emëruar shef i ri i kabinetit i ministrit. Një zgjedhje e papritur, duket gjithashtu për personin në fjalë.

Por kjo përshtatet mirë në ekuilibrin e qeverisë së re Conte. Sequi është një diplomat me kompetencë të njohur, i domosdoshëm për të balancuar mungesën e përvojës së ministrit të ri të jashtëm.

Sequi ka qenë ndër të tjera edhe ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasador i Italisë në Kinë.

Ai ka lënë gjurmë me angazhimin e tij në situatat e turbullta shqiptare të disa viteve më parë, duke qenë edhe një dashamirës i njohur i vendit tonë.