Politika Ish-deputeti i Metës, foto me Baba Takun: Po presim valixhen e zezë

Ish-deputeti i Metës, foto me Baba Takun: Po presim valixhen e zezë

Deputeti i PS Spartak Braho vijon te shkaktoje debat dhe ne Vlore, qytetin qe ne vitin 1997 u be qendra e revoltave kunder ish Presidentit Berisha.

Ish-deputeti i LSI në Vlorë Shkëlqim Selami ka publikuar në rrjetin social ‘acebook një foto, ku shfaqet me deputetin socialist Spartak Braho.

Ata shfaqen në një restorant duke drekuar, njëkohësisht të fokusuar te aparati celuar.

‘Me Baba Takun duke pritur valixhen e zezë‘, shkruan Selami.

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e ndyshme, ku njëri prej tyre e ka quajtur ish-deputetin gazi i botës.

Pas kësaj, Selami ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur se LSI-në e bëri ai në Vlorë .

‘O Markel e para je i vogel shume te me thuash mua gaz i botes ok, e dyta kjo eshte nje foto per humor po siduket nuk e kupton ti, e treta nuk me beri lsi mua ok por bera une lsi ne Vlore qe e mora me 3 veta, dhe e fundit i pari kam qene i pari jam dhe do jem njerzit lindin nuk behen hajde klm’, shkruan Selami komentuesit.