Aktualitet Ish-gjyqtari Thanza dënohet me 18 muaj shërbim prove

Ish-gjyqtari Thanza dënohet me 18 muaj shërbim prove

Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e dënimit me burg ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Gjykata ka vendosur dënimin me 18 muaj shërbim prove.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua nga detyra në muajin Korrik me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi nuk deklaroi dënimin në Itali për vjedhje.