Extra Ish-i dashuri i Rita Orës “gjuan” Luana Vjollcën

Ish-i dashuri i Rita Orës “gjuan” Luana Vjollcën

Moderatorja Luana Vjollca ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale, që e lidhin drejtpërdrejt me jetën sentimentale të Rita Orës.

Gjatë emisionit “Shiko kush luan” ajo u detyrua të tregonte diçka që askush nuk e dinte për të.

Prandaj zgjodhi të rrëfejë se cilët emra të njohur e ngacmojnë në rrjete sociale. Një ndër ta ishte dhe DJ Calvin Harris.

Ky i fundit ka përjetuar një histori dashurie me këngëtaren shqiptare Rita Ora para disa vitesh.

Të dy sollën edhe hitin “I will never let you down” në 2014.

Ndërsa për emrat e tjerë me famë botërore që “gjuajnë” Luanën renditet dhe Tyga, i cili është ish-i dashuri i milioneres Kylie Jenner; reperi The Game dhe DJ Snake.