Bota Ish-kryebashkiakja e qytetit të dytë më të madh në Suedi bëhet shofere...

Ish-kryebashkiakja e qytetit të dytë më të madh në Suedi bëhet shofere e një kamioni plehrash

Ann-Sofie Hermansson ishte kryebashkiakja e Gothenburgut si anëtare e Partisë Social Demokrate, por tani ajo drejton një kamion të shërbimeve komunale, thënë ndryshe, për mbledhje plehrash. Ajo nuk pranoi të bënte punë shumë më të paguara.

Para se të bëhej udhëheqëse e qytetit të dytë më të madh në Suedi në 2016, ajo ishte këshilltare e një ministri.

Ajo pretendon se asaj i ishte ofruar një punë në marrëdhëniet me publikun. Por hodhi poshtë ofertën dhe vendosi të bëhej shofere e një kamioni shërbimesh. Sipas Hermansson, kur ajo ishte vajzë, babai i saj e këshilloi atë të ishte një shofere dhe ja, ja plotësoi këtë dëshirë.

Tani, e veshur me një uniformë portokalli, ajo drejton kamionin duke marrë plehra nëpër qytetin që drejtoi. Ajo vuri në dukje se bashkëqytetarët e saj shpesh e njohin dhe se duan të flasin me të për politikë.

Ajo deklaroi se puna është e vështirë fizikisht, por që ka përparësitë e saj. Si avantazhe ajo përmendi orët e punës dhe fundjavat në të cilat nuk ka takime krizash dhe thirrje telefonike të vazhdueshme.

Ajo beson se punët e marrëdhënieve me publikun dhe punë të tjera të ngjashme nuk janë për të.

Shumë media suedeze kanë shkruar pozitivisht për vendimin e saj për të qenë një shofere kamioni shërbimesh.

Shumë dyshuan se ishte një performancë politike, por publiku shpejt e kuptoi që Hermansson kishte vendosur me të vërtetë të ndalonte së qeni një politikane.