Bota Ish-kryeministri: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Ish-kryeministri: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Ish-kryeministri malajzian Mahathir Mohamad tha të enjten se myslimanët kanë të drejtë të “vrasin një milion francezë për masakra nga e kaluara”, por nuk e miratoi vrasjen e një mësuesi francez për shfaqjen e karikaturave të pretenduara të Profetit Muhamed.

Mahathir, 95 vjeç, një udhëheqës i shquar i botës myslimane, tha në blogun e tij se ai beson në lirinë e shprehjes, por që ajo nuk duhet të përdoret për të fyer të tjerët.

“Myslimanët kanë të drejtë të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakra në të kaluarën. Por kryesisht myslimanët nuk drejtoheshin nga ligji ‘sy për sy’. Myslimanët nuk e bëjnë atë. As francezët nuk duhet ta bëjnë”, tha Mahathir.

“Duke qenë se ju keni fajësuar të gjithë myslimanët dhe fenë Islame për atë që bëri një person i zemëruar, myslimanët kanë të drejtë të ndëshkojnë francezët”, tha ai.

Twitter vlerësoi se postimi i tij shkelte rregullat për glorifikimin e dhunës, por u konkludua se ishte në interesin e publikut që postimi të mbetej në internet.