Sport Ish-lojtari i Juventusit ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Ish-lojtari i Juventusit ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Futbollisti Nico Hidalgo është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare.

Spanjolli nuk e fitoi dot betejën më të rëndësishme në jetën e tij, me të cilën luftoi për katër vite.

Hidalgo zbuloi në vitin 2021 se vuante nga kanceri në mushkëri. Në këtë situatë, ai u ndal nga futbolli i luajtur në Janar të vitit 2022, për tu fokusuar te shëndeti i tij.

Pavarësisht se luftoi për disa vite, Hidalgo nuk ia doli dot dhe u nda nga jeta në moshë të re.

Lajmi u bë i ditur nga Granada, klub ku luajti 125 ndeshje.

Futbollisti spanjoll u transferua te Juventusi në vitin 2014, por në mungesë të hapësirave, klubi italian e huazoi në Spanjë.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti edhe për Cadiz, Racing Santander, Motril dhe Extremadura.