Bota Ish-luftëtari rebel bëhet President i Kolumbisë

Ish-luftëtari rebel bëhet President i Kolumbisë

Gustavo Petro, ish-luftëtar rebel dhe ish-kryebashkiak i Bogotas, ka fituar zgjedhjet duke u bërë Presidenti i parë i majtë i Kolumbisë.

Aktualisht senator i vendit, Petro mundi milionerin e krahut të djathtë Rodolfo Hernandez. Ai mori mbi 50.5% të votave, duke fituar me diferencë të ngushtë prej rreth 700 mijë votash.

Për dekada me radhë Kolumbia është udhëhequr nga të moderuarit dhe konservatorët. Me fitoren e Presidentit të majtë, ky rezultat shënon ndryshim të madh për vendin.

Qytetarët kanë patur pakënaqësi për mënyrën e qeverisjes së vendit. Ndërkohë që vitin e kaluar u zhvilluan protesta antiqeveritare, ku pati edhe viktima.

62-vjeçari Petro e konsideroi fitore për Zotin dhe për njerëzit ngjitjen e tij në krye të Presidencës kolumbiane.