Politika Ish-ministrja tregon pse është ftuar Fatos Nano në Kongresin e PS-së

Ish-ministrja tregon pse është ftuar Fatos Nano në Kongresin e PS-së

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për Kongresin e PS nesër, si dhe për zgjedhjet lokale të qershorit.

Kumbaro u pyet për ftesën e Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste. Ajo tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.

Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo.