Titanët e teknologjisë me më shumë ndikim janë rreshtuar të gjithë për një në një vend kryesor për të ndjekur brenda Capitol Rotunda, inaugurimin e Presidentit Donald Trump.
Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Sundar Pichai, të cilët kanë në duar frenat e disa prej rrjeteve më të fuqishme në botë, si X, Meta dhe Google ndodhen aty.
Po ashtu nuk mungojnë në rreshtin e parë as CEO i Amazon, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez si dhe të nominuarit e kabinetit si Senatori Marco Rubio dhe kandidati i Pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr.
Prania e këtyre peshave të rënda nxjerr në pah afrimitetin e tyre me Trump që është konsoliduar pas fitores së tij në nëntor dhe takimeve në kompleksin e tij në Mar-a-Lago.
Edhe anëtarët e familjes së Trump ndodhen në rreshtin e parë në Kapitol për ceremoninë e betimit.
Fëmijët – Ivanka Trump, Donald Trump Jr., Tiffany Trump, Eric Trump dhe Baron Trump ndodhen të gjithë aty.
Sakaq, janë fotografuar edhe ish-presidentët dhe zonjat e para – duke përfshirë Bill Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, si dhe George W. Bush dhe Laura Bush – ndërsa ish-Presidenti Barack Obama është i vetëm pa bashkëshorten Michelle.