Bota Ish-presidenti amerikan i rikthehet punës në ndërtim një ditë pas aksidentit

Ish-presidenti amerikan i rikthehet punës në ndërtim një ditë pas aksidentit

Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter, iu rikthye punës të hënën duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë në Tenesi, SHBA, vetëm një ditë pasi u rrëzua në shtëpi duke u dëmtuar në fytyrë.

Presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015, u pa të punonte me trapan dhe duke ngulur gozhdë, duke mos treguar asnjë shenjë lodhjeje apo problemesh nga aksidenti i një dite më parë. Edhe pse është, Carter refuzoi të qëndronte mbyllur. “Kisha një prioritet kryesor, ndërtimin e shtëpive”, tha ai për mediat amerikane.

Carter është Presidenti i 36 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer në periudhën 20 janar 1971 – 20 janar 1981.

Ai është diagnostikuar me probleme në mëlçi dhe tru, por pas gjashtë muajve betejë me rreze he imunoterapi arriti të mposhte kancerin.