Aktualitet Ish-punonjësi i trafikut ajror në Shqipëri dënohet në Holandë

Ish-punonjësi i trafikut ajror në Shqipëri dënohet në Holandë

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 muaj burg në Bryzh, pasi akuzohet se shiste kokainë. Bëhet fjalë për Endri. K, i cili në vendin tonë punonte si kontrollues i trafikut ajror, por në Holandë përfundoi duke punuar si shitës droge.

Dënimi 30-vjeçarit i është dhënë nga një gjykatë në Bryzh të Holandës, shkruajnë mediat e huaj.

Ai kishte mbaruar studimet universitare në Shqipëri dhe kishte filluar punë si kontrollues i trafikut ajror. “Ai sigurisht ka një të ardhme”, argumentoi avokatja e tij Nadia Lorenzetti.

“Më 1 Mars të vitit të kaluar klienti im dha dorëheqjen nga puna. Nëna e tij në atë kohë vuante nga kanceri i mitrës. Ai kishte marrë një hua për të paguar për trajtimin e saj, por për shkak të humbjes së punës së tij, ai ishte në vështirësi financiare. Endri K. erdhi në Holandë ku filloi të punonte për një firmë ndërtimi. Më pas ai mori një propozim nga një bandë për të shitur drogë dhe kështu u përfshi në atë mjedis”, tha më tej avokatja e tij.

“Ne sapo kemi goditur një bandë shqiptare që shiste drogë kur morëm informacione se një tjetër tregtar shqiptar po punonte. Si bashkatdhetarët e tij, i pandehuri shiste drogë me biçikletë. Kur u arrestua, ai kishte jo më pak se 54 pako kokainë në xhepin e tij. Ai deklaroi se punonte në emër të “Mohamed Molenbeek”, por nuk ishte e vërtetë. Tregtia e kakaos rezulton të ishte shumë fitimprurëse për atë. Ne nuk i nxjerrim ata nga Bruges”, tha prokurori.