Kryesore Ish-sekretari Mike Pompeo: Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin

Ish-sekretari Mike Pompeo: Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbajtur një fjalim në konferencës me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera”, tha Pompeo duke shtuar se pas rilidhjes së marrëdhënieve në 1990 dy vendet kanë bashkëpunuar shumë.

Ish-kreu i DASH që ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore gjatë presidencës së Donald Trump në 2018-2020, tha se dy vendet duhet të punojnë për t’u forcuar ushtarakisht.

Pompeo vlerësoi rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa gjatë fjalimit kujtoi edhe takimin që ka pasur me ish-sekretarin Bejker.

Ish-sekretari amerikan bëri thirrje që opozita dhe mazhoranca në Shqipëri “duhet të kenë vullnet të mirë për të shkulur korrupsionin dhe mbrojtur demokracinë”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Pompeo mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

“Është një nder i madh për mua që të marrë një vlerësim kaq veçantë nga një vend i veçante si Shqipëria”, u shpreh Pompeo.

Pompeo, ish-drejtor i CIA, është një nga emrat më të lakuar për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Muaj e fundit, ai është përfshirë në vizita të shumta brenda SHBA por edhe jashtë vendit.

Zakonisht ish-Sekretarët e Shtetit në SHBA sigurohen për 180 ditë pas lënies së detyrës. Por në rastin e Pompeo kjo është zgjatur.

DASH thotë se paguan më shumë se 2 milionë dollarë në muaj për t’i ofruar 24 orë siguri ish-Sekretarit të Shtetit dhe ndihmësve kryesore të tij për shkak të kërcënimeve nga Irani.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Pompeo pritet që të vizitojë kampin e muxhahedinëve në Durrës.