Sport Ish-sulmuesi i Milanit zgjidhet zyrtarisht President i Liberisë

Ish-sulmuesi i Milanit zgjidhet zyrtarisht President i Liberisë

Në fillim si futbollist dhe tani edhe si politikan, George Weah ka fituar në të gjithë Liberinë.

Ish-sulmuesi i Milanit tani është zyrtarisht president i vendit afrikan. Fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 1995 mundi në raundin e dytë rivalin Joseph Boakai, që mbante postin e zv/presidentit nga viti 2005, duke fituar 12 nga 15 rajonet e Liberisë.

“Është një emocion shumë i madh dhe dua të falendeoj pa masë popullin liberian që më nderoi duke më votuar. Kjo është një shpresë e madhe”, shkruan në llogarinë e tij në Twitter ish-sulmuesi.