Sport Ish-trajneri i Real Madridit: Kurrë në jetë s’kam parë lojtar më të...

Ish-trajneri i Real Madridit: Kurrë në jetë s’kam parë lojtar më të mirë se Messi

John Benjamin Toshcak, trajneri uellsian me një CV të pasur që përfshinë edhe kohën kur ai e udhëhoqi Real Madridin në dy periudha, ka thënë se Lionel Messi është shumë më i mirë se futbollistët e tjerë.

Duke folur për Radio Marca para El Clasicos së mërkurës mbrëma mes Barcelonës dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Toshack tha se gjatë karrierës së tij në futboll nuk ka parë lojtar më të mirë se Lionel Messi, transmeton Gazeta Express.

Kam parë shumë futbollistë, por askush nuk është si Messi. Ai është gjithmonë i pari, pastaj vijnë të tjetër”, tha Toshack.

Ai beson se çfarë superylli argjentinas bën në fushë, tjerët mund të bëjnë vetëm në videolojën Playstation.

Messi bën gjëra që bëhen vetëm në Playstation. E shoh çdo gjë që e bën ai, dhe nuk ka diçka që nuk më pëlqen rreth tij”, shtoi ai.