Sport Ish-ylli i Francës: Wenger nuk bën për Bayernin, duhet frymë e re

Ish-ylli i Francës: Wenger nuk bën për Bayernin, duhet frymë e re

Bayern Munchen ende po kërkon trajnerin e ri pas shkarkimit të Niko Kovac pas humbjes 5-1 nga Eintracht Frankfurt. Pas refuzimit nga ana e Allegrit, emri më i përfolur në orët e fundit është i francezit, Arsene Wenger.

Ish-trajneri i Arsenal-it shikohet si njeriu i duhur nga drejtuesit për ti rikthyer bavarezët në rrugën e duhur. Nuk është i këtij mendimi ish-mbrojtësi i Francës, Marcel Desailly. I ftuar në studion e ‘Bein Sports’, francezi deklaron: “Bayerni është si një institucion. Gjermanëve i duhet një frymë e re. Nuk mendoj se do të jetë Wenger. Ai është shumë i zoti, mund ta ndërtojë klubin nga e para me filozofinë e tij, por moshën e ka kundër.”

Kur u pyet nga holandezi, Ruud Gullit, nëse Wenger mund të shkojë si drejtor sportiv në Mynih ish-mbrojtësi i Chelsea-t dhe Milan-it, shprehet: “Jo. Ai tashmë është 70 vjeç, nuk është më si dikur. Është i relaksuar, por nuk mund ta përballojë presionin e një klubi gjigant si Bayerni”, mbyll francezi.