Extra Ish-zëvendës ministrja prezanton partinë e re, e veshur me bikini (VIDEO)

Ish-zëvendës ministrja prezanton partinë e re, e veshur me bikini (VIDEO)

Ish-zëvendësministrja e infrastrukturës në Ukrainë, Aleksandra Klitina, ka lajmëruar krijimin e një partie të re politike ndërsa ishte e veshur vetëm me rroba banjoje.

“Kam vendosur të luftoj vetë për të vërtetën pasi idiotët me pantallona janë të pashpresë. Partia ime do ua tregojë qejfin prostitutave politike mashkullore.  Ata besojnë se kanë diçka në pantallonat e tyre dhe se kjo mjafton për të qenë të suksesshëm apo për të abuzuar gratë. Por gratë janë shumë herë më inteligjente e më të ndershme sesa jeni ju”, tha Klitina, citojnë mediat ukrainase.

Por komentuesit në rrjet ishin më të interesuar për pamjen e saj sesa mesazhin politik, duke rrëfyer se ata nuk mund të kuptonin asnjë fjalë nga ato që ajo po thoshte, për shkak të imazhit në ekran.

Politikania foli dhe për shkarkimin nga posti i zëvendësministres në nëntor të vitit të kaluar, duke këmbëngulur që shefi i saj Vladislav Krikliy e kishte pushuar vetëm pse ajo po parandalonte vjedhjet në ministri.

Shkarkimi i saj u parapri nga dy histori të publikuara në internet, të cilat pushtuan median ukrainase. Lajmi i parë ishte se deputetët e partisë në pushtet të presidentit Volodymyr Zelensky, u regjistruan duke thënë se Klitina arriti në pozicionin e saj të lartë përmes dhomës së gjumit.

Lajmi i dytë ishte se ajo kishte rënë viktimë e një shakaje, se shefi i saj ishte i korruptuar dhe se ajo do të ishte një ministre shumë më e mirë e infrastrukturës se ai.