Aktualitet Ishin në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohen dy persona në Rinas

Ishin në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohen dy persona në Rinas

Dy persona janë arrestuar në Rinas nga Policia Kufitare Rinas pasi ishin në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga kanë rënë shtasit me iniciale A.P 40 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim nga Iterpol Roma, si dhe shtetasi me iniciale R.XH 39 vjeç i cili ishte në kërkim nga Policia Kosovare.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kapen dhe ndalohen dy persona në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë dhe Kosovës.Kapja e tyre u bë nga Policia Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e pesonave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të dy shtetasve, të cilët gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

-Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Gjykata e Venecias, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

-Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosvës i shtetasit kosovar R.Xh., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.