Sport “Ishte inaktiv në pankinë!” Kukësi shkarkon trajnerin Ndreu

“Ishte inaktiv në pankinë!” Kukësi shkarkon trajnerin Ndreu

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku Kastrioti mposhti Kukësin me përmbysje, me rezultatin 2-1, klubi verilindor ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ramazan Ndreu.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verilinor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa si shkak mësohet se është bërë qëndrimi pasiv i Ndreut në pankinë.

Njoftim i Klubit!

FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.