Kosova Ishte në pritje të ëmbël, Covid-19 i merr jetën polices në Kosovë

Ishte në pritje të ëmbël, Covid-19 i merr jetën polices në Kosovë

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Policia e Kosovës. Si pasojë e COVID-19 ka ndërruar jetë një police, e cila ishte në pritje për tu bërë nënë së shpejti.

Mediat në Kosovë raportojnë se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, derisa nuk arriti ta fitojë betejën ndaj Covid-19.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

“Po, tre zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai.