Histori Ismail Qemali, Fuqive të Mëdha: Ndërhyni që t’i jepet fund armiqësisë greko-turke,...

Ismail Qemali, Fuqive të Mëdha: Ndërhyni që t’i jepet fund armiqësisë greko-turke, ndryshe Shqipëria…

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 29 dhjetorit 1912, në faqen n°3, një telegram të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrave të Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një telegram nga kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare për fuqitë e mëdha

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Romë, 28 dhjetor.

Qemal Pasha, kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, i ftoi ministrat e fuqive të mëdha, nëpërmjet një telegrami, që të ndërhynin sa më shpejt, për t’u dhënë fund armiqësive midis Greqisë dhe Turqisë, “sepse zgjatja e luftës, thotë Qemal Pasha, do të shkaktonte në Shqipëri, gërmadha dhe plagë të të gjitha llojeve, dhe përfundimisht do ta dërgonte këtë vend të shkretë në rraskapitje dhe uri”. — C.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania