Histori Ismail Qemali nga Vjena më 1914: Kush qëndron pas trazirave në Shqipëri

Ismail Qemali nga Vjena më 1914: Kush qëndron pas trazirave në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“L’Echo de Paris” ka botuar, të shtunën e 6 qershorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit mbi trazirat e fundit asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ismail Qemali në Vjenë

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Vjenë, 5 qershor.

Ismail Qemali arriti këtë mëngjes nga Roma, ku u prit nga markezi i San-Giuliano-s dhe ambasadori i Austrisë Merey.

Djemtë e tij e paraprinë në Vlorë dhe sot ai mori ftesën e popullit të Vlorës, i cili e ftoi të vijë menjëherë.

Ismail Qemali shkoi gjatë mëngjesit në Ballplatz dhe dëshiron të shkojë në Berlin dhe kryeqytete të tjera para se të niset për në Vlorë, nëse ngjarjet e lejojnë.

Pas kryengritësve, ai sheh Turqinë, Serbinë, Greqinë dhe gjykon dërgimin e anijeve një ilaç të paefektshëm.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania