Kryesore “It is done!” 

“It is done!” 

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kujton sot 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Forcat e Armatosura të ish-Jugosllavisë që udhëhiqeshin nga Millosheviç.

“Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore”, – shkruan Majko në Facebook.

Pikërisht në ditën kur fushata e NATO-s i dha fund luftës në Kosovë, Majko me një postim në “Facebook” shpreh respektin e tij për ndërkombëtarët që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar.

“Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar! Për mua, ishte veç një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës. Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!”, – përfundon shkrimi i tij.

Ndërsa mbetet për t’u theksuar se edhe pse kanë kaluar 20 vite, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur në një marrëveshje. Vendimi i qeverisë së Kosovës për taksën 100% për mallrat serbe, i ka vështirësuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy shteteve.