Aktualitet Itali, e moshuara shqiptare grabit qendrën tregtare

Itali, e moshuara shqiptare grabit qendrën tregtare

Një grua 60 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane e Civitanova Marche, pasi akuzohet për vjedhje.

Ajo kishte hyrë brenda një qendre tregtare duke marrë artikuj prej dhjetëra eurosh dhe duke mos paguar.

Personeli tregtar, i cili e kishte ndjekur gruan përmes kamerave ka tentuar ta ndalojë atë për të mbajtur mallrat, por ajo i ka goditur dhe shkelmuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit duke e arrestuar atë për grabitje.

Të dy personat përgjegjës të qendrës tregtare shkuan në dhomën e urgjencës dhe morën një prognozë prej disa ditësh, shkruajnë mediat italiane.