Aktualitet Itali, kapen me hashash dhe heroinë. Nuk do ju besohet ku e...

Itali, kapen me hashash dhe heroinë. Nuk do ju besohet ku e fshihnin shqiptarët…

Italia vijon të mbetet një terren “i dëshiruar” për trafikantët shqiptarë të drogës. Të paktën kështu raportojnë mediat fqinje, të cila shkruajnë sot për 11 kg heroinë të sekuestruar nga policia italiane në fshatin Alghero, sasia më e madhe e kësaj droge që është gjetur në këtë rajon në 15 vitet e fundit.

Droga ishte e ndarë në pako me nga 1 kg secila dhe karabinerët u habitën prej faktit se ishte fshehur mes gurëve në një mur të vjetër.

Nëse lënda narkotike do të ishte shitur në tregun me pakicë, ajo do të sillte 8 milionë euro fitime.

Mediat e kanë quajtur këtë ngarkesë, “dyqani më i madh i drogës në ishull”.

Gjithashtu theksohet se heroina është prodhuar në Pakistan dhe sipas hetuesve, ajo ka mbërritur në Itali dhe më pas është transferuar për në Sardenjë, duke ndjekur rrugën e famshme të vendeve Lindore, në veçanti duke kaluar së pari nga Shqipëria.

Ndërkohë një tjetër sasi droge, këtë herë kanabis në formë çokollate, e fshehur në një vend të pazakontë ka marrë vëmendjen e mediave italiane.

Mbi 300 kanabis-çokollatë është gjetur e fshehur brenda dy tullumbaceve.

Zbulimi i lëndës narkotike erdhën pas kontrollit në një banesë në Piza, ku policia arrestoi një 20-vjeçar shqiptar.