Aktualitet Itali/ Makina bie në kanal, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

Itali/ Makina bie në kanal, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës. Makina tip “Golf” me të cilën po udhëtonin shqiptarët doli papritur nga rruga dhe përfundoi në kanal. Viktimat janë Dorian Myftaraj 24 vjeç dhe Rruzhdi Karreci 37-vjeç.

Ky i fundit, një figurë e njohur nga autoritetet italiane, pasi ishte arrestuar në 2018 për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nuk ka një dinamikë të ngjarjes, por policia dyshon se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e lartë. Të dy shqiptarët mësohet se udhëtonin pa rrip sigurimi.