Aktualitet Itali/ Po shkonte tek e fejuara, kush është 26-vjeçari shqiptar që humbi...

Itali/ Po shkonte tek e fejuara, kush është 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident

Quhet Edjon Kapllani, 26-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën natën mes të martës dhe të mërkurës në një aksident të rëndë të ndodhur në Pianvallico të Firences.

Sipas autoriteteve italiane, i riu ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga një mik i tij, edhe ai 26-vjeç. Bashkë me ta në automjet ndodhej edhe vëllai 19-vjeçarit i Kapllanit.

Mediat italiane shkruajnë se i riu jetonte në Borgo San Lorenzo sëbashku me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të fjetur tek e fejuara.

Por një kthesë e ‘mallkuar’, siç e përshkruajnë edhe mediat fqinje, e ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë. Goditja ishte fatale për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë.

Fatmirësisht raportohet se vëllai i viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Për ngjarjen e rëndë karabinierët e Borgo San Lorenzo vijojnë hetimet.