Bota Itali, ulet numri i viktimave, por ka shqetësim për 1 milion nxënës...

Itali, ulet numri i viktimave, por ka shqetësim për 1 milion nxënës që rikthehen në shkolla

Ulje të shifrave dhe një përgjysmim i viktimave. Ky është bilanci ditor i pandemisë në Itali, ku autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë diagnostikuar si pozitivë ndaj COVID-19 11629 persona, ndërkohë që viktimat janë 299. Një shifër që përfaqëson pothuajse një përgjysmim nga dita e djeshme, ku viktimat e deklaruara ishin 488.

Sërish Lomabrdia, edhe pse u rikthye në zonat portokalli, mbetet rajoni më i goditur me 1375 raste e ndjekur nga Emilja Romanja dhe Kampania.

Ndërkohë, autoritetet presin disi me shqetësimin faktin që ditën e nesërme rreth 1 milion nxënës do të rifillojnë shkollën në mënyrë tradicionale. Bëhet fjalë për ato të rajoneve Lombardi, Liguria, Marke dhe Umbria. Në muajt e kaluar, hapja e shkollave ka në rritjen e shifrave të pandemisë.