Sport Italia është një spektakël, hyn në 4-shen e skuadrave që do luftojnë...

Italia është një spektakël, hyn në 4-shen e skuadrave që do luftojnë për titullin

Italia triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe siguroi vendin e parë në grup, duke u kualifikuar për në “Final Four”, një tur që do të zhvillohet pikërisht në Itali dhe do të përcaktojë fituesin e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Andrea Belotti zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të të takimit, ndërsa më pas ishte sulmuesi si Sassuolod, Domenico Berardi që vulosi fitoren në pjesën e dytë, pas një asisti perfekt të mesfushorit Jorginho.

Siguroi kalimin për në fazën finale edhe Belgjika, që mposhti Danimarkën me rezultatin 4-2, në një sfidë që u zhbllokua nga Tielemans, por që u barazua shpejt nga nordikët me anë të Wind. Në pjesën e dytë ishte Romelu Lukaku që shënoi dy herë për Belgjikën, ndërsa pas autogolit të Courtois, ishte De Bruyne që vulosi suksesin.

Në sfidat e tjera në Ligën A, Anglia triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Islandës, falë golave të Rice, Mount dhe dopietës së Foden, ndërsa Holanda fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Polonisë, falë golave të Depay dhe Wijnaldum.

Në “Final Four” kualifikohen kështu Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja, të cilat në tetorin e vitit të ardhshëm do të ndeshen me njëra-tjetrën në Milano e Torino për të përcaktuar edhe fituesen e kompeticionit.

Kosova e mbyll me fitore, mbetet në ligën C

Një gol i Mbrojtësit të Dinamo Zagrebit Lirim Kastrati i dhuron fitoren dhe qetësinë Kosovës në Nations League, pas polemikave për performancat e fundit.

“Dardanët” mposhtën me rezultatin 1-0 Moldavinë, në atë që ishte një finale për mos të rënë në kategorinë D të kompeticionit europian. Vlen të theksohet se në minutën 85 mbrojtësi kosovar Dresheviç u ndëshkua me karton të kuq.

Me tri pikët e fituara, Kosova u ngjit në kuotën e 5 pikëve, larg Greqisë dhe kryesueses Slloveni, që ka mbledhur 14 pikë.