Bota Italia ka një problem të ri, quhet Sputnik

Italia ka një problem të ri, quhet Sputnik

Italia po mundohet të shtojë sa më shumë numrin e të vaksinuarve në vend, ku nuk mungojnë fushatat për të sensibilizuar veçanërisht të rinjtë me skeptikë.

Por si paradoks, ka mijëra, të vaksinuar që mund të jenë përjashtuar në pjesën më të madhe të jetës sociale, dhe ky mund të shndërrohet në një problem jo të vogël për t’u menaxhuar.

Ky problem ka edhe një emër, që është Sputnik. Vaksina ruse nuk njihwt nga EMA, Agjencia Europiane e Barnave, dhe nuk është shpërndarë në territorin zyrtar italian. Por brenda territorit gjeografik italian, ai është injektuar pothuajse në gjithë popullsinë e Republikës së San Marinos, që me vaksinën ruse ka arritur tashmë imunizimin e tufës duke vaksinuar rreth 90% të popullsisë.

Ky në vetvete është një problem, sepse sanmarinezët praktikisht janë pjesë e jetës sociale dhe ekonomik e të rajonit të Emilia Romanjës, por problemet shtohen edhe më shumë kur mësohet se nuk janë vaksinuar me Sputnik vetëm 30 mijë banorët e republikës së vogël, por edhe rreth 15 mijë italianë që në republikën e vogël punojnë në veçanti në sektorin turistik.

Këto italianë pranuan Sputnik muajt e kaluar, ku të siguruar nga autoritetet, por edhe nga deklaratat e Moskës që vaksina do të miratohej për pak muaj. Por një diçka e tillë nuk ka ndodhur, dhe tashmë këto persona nuk mund të përfitojnë nga Green Pass, pasaporta e vaksinimit që përfshin vetëm vaksina si Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson & Johnson.

Një problem pothuajse kushtetues, sepse këto persona nuk do të mund të shkojnë në vende publike si teatro, kinema, dhe restorante pa dëshminë e një tamponi negativ, në gjithë territorin italian.

Ka edhe një problem tjetër, kësaj radhe ekonomik. Republika e San Marinos, rajoni i Emilja Romanjës, por edhe qytetet turistike italiane varen edhe nga turizmi rus, i cili me normat ekzistuese pothuajse përjashtohet nga turizmi i organizuar, me pasoja katastrofike për industrinë e turizmit  në Itali, e goditur rëndë nga pandemia. Presionet politike, veçanërisht nga opozita, janë të shumta që të paktën vaksina ruse të miratohet, duke evidentuar paradoksin e faktit që Sputnik pranohet gjerësisht nga OBSH-ja, që e ka futur në mekanizmin COVAX, por nuk pranohet nga BE-ja.