Extra Italia, lider në tregun e super jahteve

Italia, lider në tregun e super jahteve

Italia klasifikohet sërish në krye të renditjes botërore për industrinë e super jahteve.

Bëhet fjalë për super jahte mbi 24 m të gjatë, dhe për këtë vit janë porositur 407, ndërkohë që në nivel botëror porositë arrijë në 821.

Kështu që prej vitit 2009 Italia rikonfirmohet çdo vit lider në këtë treg më rreth 50% të industrisë globale, e ndjekur nga Turqia dhe Holanda.

Faturimi vjetor përllogaritet në rreth 4.9 mld euro, ndërkohë që autoritetet bëjnë të ditur se pavarësisht pandemisë Covid-19 sektori që ka pësuar tkurrje është vetëm ai i turizmit detar.

Të dhënat statistikore janë zyrtare dhe janë kryer nga Konfidustria Nautike Italiane.

Gjithsesi pavarësisht pandemisë porositë e super jahteve nga të pasurit e Tokës vijojnë të mos njohin vështirësi.

Dhe diferencat sociale në këto dy vitet e fundit nuk janë sheshuar aspak, përkundrazi janë thelluar.

Ndërkohë që teknologjia avancon dhe super jahtet janë gjithnjë e më shumë luksozë.