Bota Italia mirëpret ndihmat ruse dhe refuzon propozimet e Brukselit

Italia mirëpret ndihmat ruse dhe refuzon propozimet e Brukselit

Mjekët ushtarakë rusë nisën misionin kundër koronavirusit në qytetin e Bergamos, në Itali, ku mbikëqyrën spitalet lokale dhe diskutuan planin e veprimit me kolegët italianë.

Specialistët rusë do të marrin një seri masash parandaluese për të reduktuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, përfshirë këtu dezinfektimin e zonave përreth spitaleve, sqarohet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndihmat e ardhura nga Rusia konsistojnë në 22 automjete të pajisura me aparatura diagnostikimi, dezinfektimi, si dhe pajisje speciale për pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë.

Ushtria ruse nisi dërgimin e ndihmave mjekësore në Itali ditën e diel, pas një urdhri të presidentit Vladimir Putin, një veprim i vullnetit të mirë i koduar me emrin “Nga Rusia me dashuri”.

Ditën e enjte, kryeministri Xhuzepe Konte refuzoi projekt/propozimet e prezantuara në samitin e liderëve evropianë për t’i bërë ballë krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga zyra e zotit Konte thuhej se propozimet ishin shumë të dobëta dhe i jepej BE-së 10 ditë për të dalë me propozime të përshtatshme.