Bota Italia në alarm për trazira sociale, mijëra në shesh kundër masave të...

Italia në alarm për trazira sociale, mijëra në shesh kundër masave të reja

ANSA/CIRO FUSCO

Me mijëra italianë kanë dalë në sheshet e Milanos, Napolit, Palermos, Torinos dhe Romës. Nuk ndalet zemërimi i pronarëve të restoranteve, palestrave dhe tregtarëve që janë të penalizuar nga kufizimet e reja të qeverisë italiane kundër koronavirusit.

Plani i ri të masave kufizuese antiCOVID-19, përfshin mes të tjera mbylljen nga nga ora 18:00 të të gjitha restoranteve, bareve dhe ëmbëltoreve.  Kinematë, teatrot, sallat e gjimnastikës dhe pishinat do të duhet të mbyllen.

Ministria e Brendshme e Italisë është vënë në alarm, pasi vendi rrezikon tension social.

Në manifestimet e ditëve të kaluara në Napoli, Romë dhe Torino, sipas mediave italiane, me policinë nuk u përplasen kategoritë më të prekura nga kriza e muajve të fundit, por kategoritë që po kërkojnë qëllimisht trazira sociale: ultrasit, ekstremistët e të së djathtës, pjesëtarë të krimit të organizuar, etj.

Por situata tani mund të ndryshojë. Zemërimi i kategorive të prekura nga masat e reja që përfshijnë kategori të ndryshme sociale janë rasti perfekt për ata që kanë interes të rrisin tensionet, thuhet në një qarkore të Ministrisë së Brendshme italiane.

ANSA/CIRO FUSCO
ANSA/CIRO FUSCO
ANSA/CIRO FUSCO
ANSA/CIRO FUSCO

Un locale di Piazza del Papa, tradizionale location della movida, costretto a chiudere alle 18 per effetto del nuovo dpcm in vigore da oggi per fronteggiare la seconda ondata dell’epidemia da coronavirus, Ancona, 26 ottobre 2020. ANSA/DANIELE CAROTTI
ANSA/CIRO FUSCO
ANSA/CIRO FUSCO