Sport Italia në telashe, një tjetër titullar jashtë Europianit

Italia në telashe, një tjetër titullar jashtë Europianit

Italia në telashe para startit të Euro 2020. Sfida e parë e Europianit ajo mes të kaltërve dhe Turqisë është shumë afër dhe trajneri Roberto Mancini nuk do të ketë në dispozicion një tjetër element të rëndësishëm të mesfushës.

Fillimisht mesfushori i Interit, Stefano Sensi, u detyrua të largohej nga skuadra për shkak të një lëndimi, dhe në vend të tij u grumbullua Matteo Pessina i Atalantës.

Për fat të keq dhe një tjetër mesfushor do të braktisë grumbullimin e kombëtares dhe nuk do të jetë pjesë e Euro 2020, bëhet fjalë për mesfushorin e Romës Lorenzo Pellegrini.

24-vjeçari i cili vuan nga problemet muskulare që pas derbit ndaj Lazios 15 majin e shkuar së fundmi iu nënshtrua disa testeve mjekësorë të cilat përcaktuan fatin e tij që nuk do të jetë pjesë e Europianit, pasi problemet muskulore nuk mund të rikuperohen në kohë.

Italia i ka bërë menjëherë kërkesë UEFA-s, për ta zëvendësuar Pellegrinin me mesfushorin e Fiorentinës Gaetano Castrovilli.