Bota Italia sheh dritë në fund të tunelit: 601 të vdekur këtë të...

Italia sheh dritë në fund të tunelit: 601 të vdekur këtë të hënë, 408 të shëruar

Ka një rënie të lehtë të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi në Itali.

601 viktima raportohen 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Kemi të bëjmë me një ulje në raport me një ditë më parë, konkretisht 50 viktima më pak.

Numri total i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në vendin fqinj nga fillimi e deri më tani, përfshirë të shëruarit dhe viktimat është 63 927.

7432 të shëruar në total nga koronavirusi në Itali, nga të cilët 408 vetëm gjatë kësaj të hëne.

Lajm pozitiv është dita e dytë me ulje të rasteve të reja. Këtë të hëne raportohen 3780 raste te reja, ndërsa një dite me parë ishin 3.957

“Sot konfirmohet një trend në rënie – thotë aksesori i Lombardisë Giulio Gallera – mund të themi që është dita e parë pozitive, por për momentin nuk mund të këndojmë për fitore, por më në fund shohim një dritë në fund të tunelit”.