Bota Italia shënon një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus

Italia shënon një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus

Italia ka regjistruar 8804 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë.

Megjithatë sipas autoriteteve fqinje kjo normë e lartë pozitiviteti lidhet me numrin rekord të tamponëve, pasi në 24 orët e fundit janë kryer 162.936 testime.

Po ashtu, vendi ka regjistruar 83 humbje jetësh (gati dyfishi i 43 vdekjeve të një dite më parë).

Autoritetet njoftuan gjithashtu se në spital janë shtruar 326 persona, ndërsa në kujdes intensiv, 47 pacientë.