Sport Italia spektakolare e Mancini-t thyen 9 rekorde historike

Italia spektakolare e Mancini-t thyen 9 rekorde historike

Italia fluturon drejt finaleve te Euro 2020 me një kualifikim perfekt. 10 fitore në 10 ndeshje. Jo vetëm kaq pasi skuadra e Roberto Mancini-t do të mbahet mend gjatë pasi ka vendosur edhe 9 rekorde historike në këto kualifikuese, duke barazuar arritjet legjendare të ish-trajnerëve si Poxo apo Arrigo Sacchi.

11 fitore radhazi për një trajner të vetëm nuk arriheshin prej vitit 1938, me ish teknikun i Interit, Vitorio Poxo. Rekord fitoresh radhazi në një grup eliminatoresh. Rekord i pathyeshmërisë ne grup.

Numër rekord fitoresh në një vit kalendarik,  ishin disa prej tyre.

Italia, ndërkohë nuk shënonte 9 gola në një ndeshje të vetme prej gati një shekulli.