Bota Italia: Të infektuarit me Covid-19 do dënohen me burg, nëse thyejnë karantinën

Italia: Të infektuarit me Covid-19 do dënohen me burg, nëse thyejnë karantinën

Italia ka njoftuar dënime të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Çdo person që është i infektuar me Covid-19, nëse thyen rregullin e karantinës do burgoset.

Urdhrat e reja, që u miratuan vonë të martën në darkë, përfshijnë:

-Ata që janë testuar pozitiv dhe nuk qëndrojnë në shtëpi, mund të përballen me një deri në pesë vjet burg.

-Gjobat për shkeljen e karantinës rriten nga 400 euro në 3,000 euro.

-Bizneset që thyejnë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit mund të mbyllen nga pesë deri në 30 ditë.

Rregulloret do të rishikohen çdo muaj deri më 31 korrik dhe mund të bëhen më të rrepta, thuhet në dekretin e qeverisë.

Dekreti nuk e zgjat kohën e kufizimeve aktuale, të cilat do të përfundojnë më 3 prill.

Italia, epiqendra e re e virusit, ka regjistruar afro 70,000 raste dhe pothuajse 7,000 vdekje, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.