Bota Iu afrua bregut lindor, marina amerikane nis “gjuetinë” për nëndetësen ruse

Iu afrua bregut lindor, marina amerikane nis “gjuetinë” për nëndetësen ruse

Marina amerikane ka kaluar disa javë në Atlantikun verior duke kërkuar për një nëndetëse ushtarake ruse që dihet se ka lundruar në ujërat e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara

Nëndetësja model “Severodvinsk” është e ndërtuar me teknologjinë e fundit ruse dhe mendohet se ka qëndruar disa qindra milje larg brigjeve të Amerikës së Veriut në vjeshtën e vitit 2019.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë disa nëndetëse, anije dhe mjete të tjera detare amerikane, por deri tani nëndetësja ruse ka mbetur e pazbuluar. Nëndetësja në fjalë mund të mbajë 40 predha Kabir, por edhe armatime të tjera të rënda. Ajo ka një pajisje të sofistikuar që e bën tepër të vështirë të pikaset nga radarët e “armikut”. Komandantët e marinës amerikane janë shqetësuar kryesisht për faktin që nëndetësja mund të ketë pasur predha bërthamore, të cilat kanë një rreze deri në 1600 milje detare.

Nëndetësja ruse, Severodvinsk, mendohet se ka edhe sistem mbrojtje anti-Torpedo. Ajo peshon 13800 tonë dhe është e gjatë 119 metra. Në bordin e saj ka 32 oficerë dhe 58 detarë, shifër e ulët për shkak të pajisjeve moderne të automatizuara.

Severodvinsk konsiderohet nëndetëse për veprime sulmuese. Prodhimi i saj ka nisur në vitin 1993 dhe ka përfunduar në vitin 2011, por operacionet zyrtare kanë nisur vetëm 3 vite më pas.

Nëndetësja ruse Severodvinsk, dyshohet se ka armatim bërthamor
Brenda nëndetëses ruse Severodvinsk
Brenda nëndetëses ruse Severodvinsk
Nëndetësja më e fundit e prodhuar nga rusët, B-603 Volkhov