Bota Iu nxi lëkura nga koronavirusi, ndërron jetë një nga mjekët kinezë

Iu nxi lëkura nga koronavirusi, ndërron jetë një nga mjekët kinezë

Një nga mjekët kinezë që pati një nxirje lëkure nga trajtimi kundër koronavirusit, ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Sipas AFP, Hu Weifeng, urolog në Spitalin e Wuhanit, qyteti i origjinës së pandemisë, ndërroi jetë të premten pas 4 muaj beteje me koronavirusin.

Mjeku u bë i njohur në të gjithë botën pasi mediat kineze treguan foto të tij ku shihej me lëkurë të nxirë. Mendohet se ndryshimi i ngjyrës së tij erdhi për shkak të ilaçeve që u përdorën për të mposhtur sëmundjen, që shtuan melaminën.

Edhe kolegu i tij, Yi Fan, i cili gjithashtu pati nxirje të lëkurës, u shërua dhe sot ka ngjyrën që kishte përpara infeksionit.

Në total, nga koronavirusi në Kinë kanë humbur jetën 4634 persona.