Aktualitet Izraeli gjen një lidhje mes Pfizerit dhe problemeve të zemrës tek meshkujt...

Izraeli gjen një lidhje mes Pfizerit dhe problemeve të zemrës tek meshkujt nën 30 vjeç

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit u shpreh se kishte gjetur disa rasteve të inflamacionit të zemrës të vërejtura kryesisht tek meshkujt e rinj pas vaksinës me Pfizer Covid-19. Ata u shprehën se këto raste ishin të lidhura me vaksinimin.

Në Izrael, 275 raste të miokarditit u raportuan midis dhjetorit 2020 dhe majit 2021 ndër 5 milion njerëz të vaksinuar, tha ministria në raportimin e gjetjeve të një studimi.

Shumica e pacientëve që përjetuan inflamacion të zemrës kaluan jo më shumë se katër ditë në spital dhe 95% e rasteve u klasifikuan si të butë, sipas studimit, të cilin ministria tha se ishte kryer nga tre ekipe ekspertësh.

Studimi zbuloi “ekziston një lidhje e mundshme midis marrjes së dozës së dytë (të Pfizer) të vaksinës dhe shfaqjes së miokarditit tek burrat e moshës 16 deri në 30 vjeç”, tha ajo në një deklaratë.

Sipas gjetjeve, një lidhje e tillë është vërejtur më shumë midis meshkujve të moshës 16 deri 19 vjeç sesa në grupmoshat e tjera.

Pfizer tha në një deklaratë për median se është në dijeni të vëzhgimeve izraelite të miokarditit, duke vërejtur se nuk është krijuar asnjë lidhje shkakësore me vaksinën e saj.