Bota Izraeli, vendi i parë në botë që nis aplikimin e dozës së...

Izraeli, vendi i parë në botë që nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Izraeli, vendi i parë në botë që vaksinoi popullsinë, ka vendosur të administrojë dozën e tretë të vaksinave Pfizer për qytetarët e tij.

Vaksinimi do të fillojë të dielën, mbi baza vullnetare, për ata që janë mbi 60 vjeç dhe tashmë janë imunizuar me dy doza për të paktën pesë muaj.

“Ne po fillojmë një fushatë tjetër vaksinimi”, njoftoi kryeministri Naftali Bennett në një fjalim para kombit.

Bennet deklaroi se në fund të konsultimeve të thelluara me ekspertë në Izrael dhe jashtë vendit, u vendos se është e nevojshme për ta mbështetur një dozë e tretë.

Sipas një studimi ndërkombëtar, mbrojtja e vaksinës antiCovid të Pfizer shkon nga 96,2% në 83,7% në gjashtë muajt e parë.

Efikasiteti i vaksinës, vëren studimi i botuar arrin kulmin e tij gjatë intervalit nga shatë ditë në dy muaj pas dozës së dytë, dhe gradualisht zvogëlohet në 83,7% nga katër në gjashtë muaj, me një rënie mesatare prej 6% çdo dy muaj.