Kryesore Ja kur do të bëjnë betimin 4 deputetët e rinj të Parlamentit

Ja kur do të bëjnë betimin 4 deputetët e rinj të Parlamentit

Katër deputetët e rinj të Parlamentit do të bëjnë betimin ditën e nesërme, kur është njoftuar për seancë në orën 10:00.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që orari për zhvillimin e Kuvendit të ndryshojë.

Ministrisë së Brendshme i është kërkuar gjithashtu që të garantojë ruajtjen fizike të deputetëve, pas incidenteve që ndodhën në seancën e kaluar parlamentare, kur disa ministra e deputetë nuk u lejuan nga protestuesit që të kalonin.

Të martën ka paralajmëruar për protestë edhe Partia Demokratike, e cila gjatë këtyre ditëve ka kërkuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi që të bëjë publike orarin e seancës.

Sikurse ka deklaruar më herët edhe Lulzim Basha, opozita e bashkuar do të protestojë përpara Parlamentit sa herë që zhvillohet seancë plenare.