Aktualitet Ja kur do të ketë të tjera fluturime të Air Albania për...

Ja kur do të ketë të tjera fluturime të Air Albania për riatdhesimin e shqiptarëve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve për sa i përket datës 14 deri në 20 Maj. Të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve tashmë mund të riatdhesohen, por do të bëhen edhe udhëtime për tu larguar nga Shqipëria për të tjerë persona që mund të kenë mbetur në vendin tonë.

Në kalendarin e publikuar udhëtimet do të jenë të mundura nga Stambolli, Milano, Roma, Frankfurti, Zyrihu, Parisi, Londra drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Udhëtimet do të kryhen vetëm me Air Albania dhe qytetarët duhet ta prenotojnë fillimisht biletën, duke iu referuar orareve të mëposhtme.