Aktualitet Ja kur mund ta shohim nëse jemi fitues të Lotarisë Amerikane

Ja kur mund ta shohim nëse jemi fitues të Lotarisë Amerikane

Nëse keni aplikuar për Lotarinë Amerikane atëherë tashmë mësohet zyrtarisht data se, kur mund ta shikoni nëse jeni fitues.

Më 7 maj aplikuesit për Lotarinë duhet të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur.

“Travel State.gov” njofton se aplikuesi duhet të vendosi saktë kodin personal të shënuar në fletën e regjistrimit.

Pasi të vendoset kodi, duhet të klikoni në ikonën “kontrollo statusin”. Kjo procedurë bëhet në linkun këtu.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.