Extra Ja kush e zvëndëson Arjan Konomin si kryeredaktor në Big Brother 9!

Ja kush e zvëndëson Arjan Konomin si kryeredaktor në Big Brother 9!

Tashmë Arjan Konomi ashtu siç është publikuar edhe në disa media nuk do të jetë më pjesë e stafit të Big Brother Albania 9, nën pozicionin e kryeredaktorit, vend ky i cili nuk dihej nga kush do të zvëndësohej.

Burime të IMAlbania.com pranë Big Brother bëjnë me dije, se kryeredaktorja e re e programit është Petrina Gorica. Ajo është bërë pjesë së fundmi pranë gjigandit televiziv në skuadrën e Alessia Grieco Vessicchio, duke punuar në fillim si gazetare e emisionit “Dua të të Bëj të Lumtur”.

Petrina është parë shpesh në audicione si shoqëruese dhe përkthyese e Alessias, e cila mesaduket duke parë aftësitë e saj, ka vendosur ti besojë pozicionin e kryeredaktores./IMA