Bota Ja kush është gruaja më e fuqishme në botë për vitin 2019

Ja kush është gruaja më e fuqishme në botë për vitin 2019

Çdo vit, Forbes harton një listë të grave më me ndikim në botë, referuar fushave si politika, biznesi dhe argëtimi. Për 2019-n, Forbes ka vendosur në krye të renditjes kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila vlerësohet ndër të tjera për qeverisjen e fortë dhe lejimin e më shumë se një milion refugjatëve sirianë në Gjermani.

Në vendin e dytë është Christine Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, e cila më parë ka shërbyer si drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vitin e kaluar, renditej në vendin e 22-të në listën me gratë më të fuqishme në botë.

Pas Lagarde qëndron Nancy Pelosi, e cila u bë gruaja e parë që u zgjodh kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Greta Thunberg, e cila u shpall nga Time si Personazhi i Vitit, renditet në vendin e 100. Mbretëresha Elizabeth II qëndron në vendin e 40, Ivanka Trump dy pozicione më poshtë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ndodhet në vendin e 88. Rihanna, Beyonce dhe Taylor Swift renditen përkatësisht në vendin e 61, 66 dhe 71.

Listën e plotë e ndiqni këtu