Politika Ja neni me të cilin Janullatos mori shtetësinë shqiptare

Ja neni me të cilin Janullatos mori shtetësinë shqiptare

Jo më larg se dje kryepeshkopi Anastas Janullatos ka marrë shtetësinë shqiptare.

Menjëherë pas kësaj të shumta kanë qenë reagimet nga politika e jo vetëm, shumë e mbështesnin e shumë të tjerë ishin kundër.

Kritikat kryesore ndaj Janullatosit përqëndrohen te qenia e tij me kombësi greke, dhe i ardhur nga Greqia, dhe marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe menyrës se si ai u emërua si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar:

a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare. b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it. c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

Por, sido që të jetë, tashmë është fakt që kryepeshkoi është një shtetas shqiptar.

Por çfarë parashikon ligji shqiptar për të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë…

Neni 92. pika c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit

Neni 93: Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.

Neni 9. Marrja e shtetësisë me natyralizim

Një i huaj që ka paraqitur kërkesë për marrjen e shtetësisë shqiptare me natyralizim e fiton atë në rast se plotëson kushtet e mëposhtme:

Pika 7. Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.

Neni 20

Presidenti i Republikës, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t’u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes.

Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur procedurën e mësipërme.

Ndërkohë, zyra e shtypit e Presidencës njoftoi të dielën se Presidenti Meta dekretoi dhënien e shtetësisë shqiptare në datën 22 dhjetor 2017.

“Gjatë 25 viteve si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke kontribuar me përkushtim në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besimit ortodoks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e traditës shumëshekullore të besimit ortodoks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga besimi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet e veprat e shenjta të Zotit”, thuhet në letrën që presidenti Meta i ka dërguar Kryepeshkopit Janullatos.