Aktualitet “Ja nga çfarë familje vjen ky djalë”, nëna e të miturit të...

“Ja nga çfarë familje vjen ky djalë”, nëna e të miturit të dhunuar padit Ardi Veliun

Zaida Çobo, nëna e të miturit që u dhunua nga policia padit në Gjykatën e Tiranës, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Çobo kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë nga Veliu për shkak të publikimit të të dhënave personale të saj.

Në padi Çobo pretendon se nga veprimet e Veliut i është cenuar nderi dhe dinjiteti. Njëkohësisht ajo i kërkon gjykatës të detyrojë të paditurin të publikojë vendimin gjyqësor në të gjitha mediat e vendit.