Shëndet Ja sa fruta e perime duhet të hani në ditë që t’iu...

Ja sa fruta e perime duhet të hani në ditë që t’iu zgjatet jeta

Konsumimi i frutave dhe perimeve mbi 5 herë në ditë sjell përfitime shumë të mëdha për shëndetin përfshirë parandalimin e shanseve për t’u prekur nga infarkti, kanceri dhe vdekja e parakohshme. Ky është konkuzioni i një studimi të ndërmarrë nga shkencëtaret e Imperial College London, që analizoi 95 studime të realizuara mbi frutat dhe perimet.

Sipas studimit, edhe pse konsumimi i të paktën 5 porcioneve me fruta e perime në ditë redukton rrezikun, benifitet më të mëdha vijnë duke konsumuar rreth 800 gramë në ditë (e barazvlefshme me 10 porcione të frutave dhe perimeve, me peshë mesatare prej 80 gramë secila).

Studimi, që ishte një analizë e gjerë e të gjitha studimeve kushtuar frutave dhe perimeve, përman rreth 2 mln njerëz nga e gjithë botë, ku përfshihen 43 mijë raste të sëmundjeve të zemrës, 47 mijë raste infarkti, 81 mijë raste sëmundjesh kardiovaskulare, 112 mijë raste kanceri dhe 94 mijë vdekje.

Në studimin që është publikuar në International Journal of Epidemiology, skuadra e shkencëtarëve kanë konkluduar se të paktën 7,8 mln vdekje të parakohshme në të gjithë botën mund të ishin parandaluar çdo vit nëse njerëzit konsumonin 10 porcione ose 800 gramë fruta dhe perime në ditë.